“Ku shkojnë taksat tona?”/ Tabaku: Abuzimi i Qeverisë 5.9 mld euro në 6 vjet…

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, përmes një postimi në rrjet shkruan se abuzimi i qeverisë me taksat e shqiptarëve rritet përvit e më shumë, në 6 vjet ai ka arritur shifrën e 5.9 mld euro.

“Janë mesatarisht 1.2 mld euro në vit abuzime që shkaktojnë dëm ekonomik sipas KLSH”, shkruan Tabaku.

Sipas saj, tenderat zënë 1/3 e dëmit ekonomik, 1.7 mld euro është vlera totale e dëmit të shkaktuar nga to.

“1 në 3 tendera jepen pa garë ndërsa vendi është kthyer në epiqendrën e korrupsionit sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare”, shkruan Tabaku.

Postimi nga Jorida Tabaku

Përvit shqiptarët janë përballur me taksa dhe tarifa shtesë. Abuzimi i qeverisë me taksat e shqiptarëve rritet përvit e më shumë, në gjashte vjet ai ka arritur shifrën e 5.9 mld euro. Janë mesatarisht 1.2 mld euro në vit abuzime që shkaktojnë dëm ekonomik sipas KLSH.

LEXO EDHE  Strategjia e re për turizmin, Amsterdami pa kanabis

Sakaq, tenderat zënë 1/3 e dëmit ekonomik, 1.7 mld euro është vlera totale e dëmit të shkaktuar nga to. 1 në 3 tendera jepen pa garë ndërsa vendi është kthyer në epiqendrën e korrupsionit sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare.

Shqiptarët paguajnë taksa më shumë se rajoni dhe kanë korrupsionin më të lartë në rajon. Kosto e korrupsionit sot po lë pa punë shqiptarët, po bjerr buxhetin e shtetit, po lë vendin pa rrugë shkolla e spitale, korrupsioni po gërryen ekonominë, po largon shqiptarët.

Taksat e ulëta, heqja e burokracive të parëndësishme, zbatimi ligjit dhe beteja për lirinë e tregut janë hapat që do shpëtojnë shqiptarët nga sëmundja e korrupsionit. Këto janë hapat që PD dhe opozita do ndërmarrë ditën e parë në pushtet.