VIDEO/ E kapin pa rrip sigurimi, i riu në Tiranë telefonon mamit: Babi të marrë …

Mes dokumenteve kishte fshehur dhe një 5 mijë lekë, për një kafe…

Policia arrestoi 35 vjeçarin i cili tentoi të korruptonte policin rrugor pasi u kap teksa drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa kryer kontrollin teknik.

Ndalimi u bë në rrugën “Karl Gega” në Tiranë.

Në momentin kur polici njofton qendrën për veprimin e 35 vjeçarit ky i fundit merr në telefon mamanë dhe i thotë të marrë babain i cili do të telefonojë shokut të vet.

“Arrestimi i këtij shtetasi u be për veprën penale te parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal “Korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”, pasi gjate kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizmit, drejtuesi i automjetit i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.”

Gjatë 25 ditëve të para të këtij viti, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur tre raste të mitëdhënies, ku kanë përfunduar në pranga drejtuesit e mjeteve që kanë tentuar të korruptojnë punonjësin e Policisë rrugore me qëllim shmangien  e masës administrative për shkeljen e konstatuar nga punonjësit Policisë rrugore në shërbim.

TiranëPolicia Rrugore e Tiranës arreston një tjetër drejtues mjeti për mitëdhënie.Në funksion të patrullimeve me përzgjedhje, ne zona të ndryshme të qytetit te Tiranës, rrugorët e kryeqytetit kanë ndaluar në rrugën "Karl Gega" drejtuesin e mjetit me iniciale R. Y, 35 vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa kryer kontrollin teknik.Arrestimi i këtij shtetasi u be për veprën penale te parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal “Korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”, pasi gjate kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizmit, drejtuesi i automjetit i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.Gjatë 25 ditëve të para të këtij viti, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur tre raste të mitëdhënies, ku kanë përfunduar në pranga drejtuesit e mjeteve që kanë tentuar të korruptojnë punonjësin e Policisë rrugore me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e konstatuar nga punonjësit Policisë rrugore në shërbim# ZbatoRregullateQarkullimit# SiguriaNeRrugeNukBlihet

Gepostet von Policia e Shtetit am Samstag, 25. Januar 2020

LEXO EDHE  "Presidenti s'ka lidhje me opozitën"/ Gjata: Ndërkombëtarët të rishikojnë metodat e punës së tyre në Shqipëri