Veshja e preferuar e Princeshës Diana bëhet trendi i ri i 2020-s

Princesha Diana ka qenë dhe mbetet edhe sot e kësaj dite një ikonë stili dhe me fiksimin e të gjithëve pas viteve ’80, mund të themi se trendi më i ri i modës do të jetë i mirëpritur nga të gjithë.

Ekziston një trend i aprovuar nga Diana, i cili do të rikthehet fuqishëm në vitin 2020. E kemi fjalën për jakat e veçanta në formë kurore te këmishët, që e bëjnë veshjen akoma më me stil.

LEXO EDHE  Video/ Analisti i njohur sherr me prezantuesen: "Dhi, shko e q... se na çave k…"

Nuk ka rëndësi nëse i vishni me një palë pantallona apo me një fund, këto këmishë do t’i japin një tjetër risi veshjes suaj aq sa do t’ju duket vetja sikur keni dalë nga seriali i famshëm “The Crown”.