Veprimi i pazakontë pas tërmetit në Turqi/ Një person çan me thikë gomat e 160 makinave (VIDEO)

Pjesa lindore e Turqisë u godit mbrëmjen e djeshme nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 të shkallës rihter. Një ngjarje tjetër, aspak e zakontë, ka ndodhur në një prej këtyre zonave të prekura nga tërmeti.

Në një video që po qarkullon në mediat turke, shihet se si një person në rrethin Bismil të Dijarbakirit, (vend i prekur dhe ky nga tërmeti), çan me thikë gomat e automjeteve të parkuara.

LEXO EDHE  "Nënën e kisha nga Shqipëria"/ Rrëfimi prekës i Edita Tahirit: U mbyll kufiri një vit pasi u martua dhe s'e pa familjen

Kanë qenë plot 160 raste të tilla, të cilat janë raportuar në polici, ndërkohë që ende nuk është identifikuar autori. Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes në fjalë.