Shkencëtarët zbulojnë shkakun që i dha fund epokës së akullnajave

Shkencëtarët kanë identifikuar kraterin më të vjetër të një asteroidi në Australi, duke theksuar se kjo shpjegon se kush i dha fund epokës së akullnajave në planetin tonë.

Sipas BBC, asteroidi Yarrabubba goditi Australinë rreth 2.2 miliardë vjet më parë.

Shkencëtarët arritën në këtë përfundim duke testuar mineralet e gjetura në shkëmbinjtë e zonës së kraterit.

Zbulimi është mjaft emocionues pasi mund të shpjegojë ngrohjen globale që pasoi.

LEXO EDHE  FOTO/ Fshati fantazmë në Dubai, legjenda e xhindit femër që çoi në braktisjen e shtëpive

Shkencëtarët thonë se pikërisht rreth kësaj periudhe, planeti nis të ngrohet me shpejtësi. Më përpara, Toka ishte e mbuluar kryesisht me akull.

Ndërkohë një tjetër teori që qarkullon gjerësisht është se epokës akullnajore mund t’i kenë dhënë fund shpërthimet vullkanike, që kanë hedhur dioksid karboni në atmosferë.