Parashikimi i motit/ Ja surprizat që na presin

E diel, 26 janar 2020. Parashikimi sipas IGJEUM.

RESHJET

Nesër (e diel, dt.26) priten reshje mesatare në qarkun e Shkodrës dhe të dobëta në qarqet e tjera. Në qarkun e Shkodrës reshjet do të arrijnë lokalisht deri intensive, ndërsa në qarqet Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër deri lokalisht mesatare.

Në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës reshjet do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

LEXO EDHE  Italia izolon rrënjën italiane të koronavirusit

Në verilindje reshjet priten të jenë në formë bore.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 15 °C

në vendet e ulëta: 8 / 14 °C

në vendet malore: 2 / 9 °C

ERA

Nesër (e diel, dt.26) pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, në bregdet deri e fortë.