Milan përgatit blerjen e radhës, nisin bisedimet për mesfushorin

Milan vijon të jetë aktiv këtë merkato, me kuqezinjtë që pasi kanë afruar lojtarë si Ibrahimovic, Kjaer dhe Begovic, tashmë kërkojnë të fokusohen te talentet. I pari në listën e drejtuesve kuqezi është Florentino, portugezi i cili luan me Benficën.

Sipas raportimeve të fundit nga “Milannews.it”, Maldini dhe Boban kanë nisur bisedimet me klubin luzitan për të kërkuar huazimin e mesfushorit 20-vjeçar deri në fund të sezonit në “San Siro”.

LEXO EDHE  E bujshme/ Klubi kosovar i basketbollit nënshkruan me ish-lojtarin e LA Lakers

Përveçse me drejtuesit e Benficës, kuqezinjtë kanë biseduar edhe me agjentin e Florentinos, i cili thuhet se ishte dakord me një kalim në Itali. Tashmë, mbetet për t’u zgjidhur ngërçi me Benficën.