Lajm i hidhur! Ndahet nga jeta biznesmeni dhe artisi i njohur shqiptar

Van Christo, një emër i madh i komunitetit shqiptar në Amerikë e veçanërisht në Boston dhe Massachussets, ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare.

Lajmin e hidhur e bën me dije studiuesi Gazmend Kapllani i cili shkruan se Van Christo i përket atij brezi shqiptaro-amerikanësh që duhet të ruanin dhe kultivonin identitetin e tyre shqiptar në kushtet e nderprerjes se plotë të komunikimit me atdheun e origjinës, Shqipërinë.

LEXO EDHE  Vanessa na i bëri zemrat copë me fjalimin për vdekjen e Kobe Bryant dhe së bijës

Van Christo ishte një njeri poliedrik, biznesmen, piktor, dirigjent i orkestrave simfonike në Boston. Por ajo që i pelqente me shume ishte te drejtonte korin e kishes ortodokse shqiptare. Van Christo dhe bashkëshortja e tij, gazetare e shquar Amerikane, Jane Christo kane ndihmuar shumë emigrantë shqiptarë që mberriten në Amerikë pas viteve ‘90.