E pabesueshme/ Bie nga kati i nëntë dhe ngrihet në këmbë sikur nuk ka ndodhur asgjë (Video)

Një video e publikuar online tregon  momente të pabesueshme që janë filmuar në qytetin Izluchinsk të Rusisë para disa ditësh.

Në video duket një grua 27 vjeçare e cila bie nga pallati nga një lartësi më shumë se 27 metra dhe më pas ngrihet dhe vijon të ecë sikur nuk i ka ndodhur asgjë.

LEXO EDHE  Kërkon banorë/ Ky është qyteti që të paguan qiranë

Videoja e publikuar nga tabloidet britanike tregon sesi gruaja rrotulllohet përpara se të bjerë në një pirg me borë.

Më pas gruaja ngrihet dhe i kërkon ndihmë fqinjëve për ta transportuar në spital. Mjekët thonë se gruaja nuk ka asnjë frakturë por vetëm tronditje të brendshme.