Shpërthim në pikën e mbushjes së gazit në Tiranë (FOTO)

Një pikë ku mbusheshin bombola gazi në kryeqytet është përfshirë nga flakët këtë pasdite. Zjarri është fikur nga forcat zjarrfikëse, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Pika ku mbusheshin bombola gazi ndodhet pranë rrugës “Myslym Shyrri”. Banorë kanë thënë për “BoldNews” se para se të merrte flakë, një shpërthim është dëgjuar. Pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.

LEXO EDHE  "Impianti i tullave në Laprakë ishte pa leje mjedisi"/ Goxhaj: Jam skandalizuar nga qëndrimi i Avokatit të Shtetit

Në vendngjarje ka shkuar dhe policia, që ka nisur një hetim lidhur me rastin.

“Biznesi i përket një banori të lagjes”, thanë për BN banorë të zonës.