Dortmund arrin fitore të thellë kundër Koln, Haaland i papërmbajtshëm

Borussia Dortmund ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa mposhti me goleadë 5-1 Kolnin në “Signal Iduna Park”, ndërsa Haaland la gjurmë edhe para tifozërisë verdhezi duke shënuar dopietë.

Sfida u zhbllokua nga Guerrero që në minutën e parë të takimit, ndërsa më pas ishin kapiteni Reus dhe Jadon Sancho që vunë në kasafortë suksesin.

Uth shënoi golin e vetëm për miqtë në minutën e 64-t, ndërsa më pas erdhi momenti që në fushë të zbriste Erling Haaland, i cili debutoi një javë më parë me një tripletë.

LEXO EDHE  E bujshme/ Dejvi Bregu pranë largimit nga Skënderbeu, zbulohet destinacioni i ardhshëm

Sulmuesi i talentuar norvegjez nuk zhgënjeu as para tifozërisë verdhezi, pasi arriti të dërgojë dy herë topin në rrjetë, duke kompletuar goleadën e Dortmundit, që u ngjit në kuotën e 36 pikëve. Haaland kështu ka shënuar plot 5-së gola në vetëm 59-të minuta që është aktivuzuar gjatë 2 ndeshjeve të fundit.