Bundesliga/ Bien kryesuesit e Leipzig, Monchegladbach përmbys Mainz-in

Leipzigu është mundur me rezultatin 2-0 në transfertë kundër Eintracht Frankfurt-it.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa shumë raste shënimi, ku Leipzig më shumë mbante topin në qarkullim.

Ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, Almamy Touré shkarkon një të djathtë potente e cila përfundon në trekëndëshin e djathtë të portës që mbrohej nga Gulacsi.

Në minutat në vazhdim Leipzig, u përpoq të reagonte duke krijuar disa raste për shënim por pa realizuar. Ndërsa në fundin e ndeshjesh Eintracht Frankfurt duke shfrytëzuar hapësirat e lëna nga kundërshtarët, shënuan golin që mbylli ndeshjen në minutën e 94-t me anë të Kostic.

LEXO EDHE  Man.United konfirmon Solskjaer-in në stol, i vihen në dispozicion 300 milionë euro

Me këtë humbje Leipzig i jep fund ecurisë prej 13 ndeshjesh pa humbje në kampionat. Nga kjo ndalesë e papritur e kryesuesve të kampionatit gjerman ka përfituar Borussia Monchengladbach, që ka ngushtuar në dy pikë diferencën falë fitores 3-1 të marrë në fushën e Mainz-it.

Një tjetër skuadër që mund të përfitojë nga rrëshqitja e kryesuesve është Bayern Munich, që do të ngjitej në vendin e dytë dhe do të shkonte një pikë larg vendit të parë në rast se do të fitojë sot kundër Schalke-s.