Barcelona mban topin, ndërsa Valencia e fundos me dy gola

Valencia ka marrë një rezultat befasues në javën e 21-të të La Liga-s, pasi ka mundur 2-0 në shtëpi Barcelona-n.

Vendasit kanë patur mundësinë të zhbllokojnë ndeshjen në minutën e 12-të, por penalltia e Gomez është neutralizuar nga një pritje e mrekullueshme e Ter Stegen.

Fati ka qenë me Valencia-n në fillimin e pjesës së dytë, kur Jordi Alba ka devijuar në portën e tij një gjuajtje të Gomez në minutën e 48-të.

13 minuta para fundit ka ardhur edhe goli i sigurisë për ekipin e Celades, me Gomez që është hakmarrë ndaj Ter Stegen me një goditje të bukur me të djathtën dhe ka fiskuar shifrat në 2-0.

LEXO EDHE  Sarri nxjerr dufin: “Lojtarët e Juventus nuk kuptojnë idetë e mia”

Pavarësisht se e mbajti topin rreth 74% në krahasim me 26% të Valencias, blaugranasit ishin shumë të paqartë përpara portës. Kjo ishte humbja e parë e Setien në drejtim të katalanasve dhe e para për Barçën në La Liga që nga nëntori i kaluar (3-1 në fushën e Levante-s).