Aksident fatal në punë/ Humb jetën shqiptari në Larisa, babai i 5 fëmijëve (EMRI)

Një shqiptar raportohet se ka humbur jetën në Larisa të Greqisë, në venin e punës. Sipas mediave greke, 53-vjeçari Qazim Toska ishte duke punuar në kompaninë e guroreve “Tyrnavo Quarries SA”, duke kontrolluar makineritë, kur rreth orës 7.30 të mëngjesit të së enjtes u rrëzua dhe përplasi kokën në një pjesë të fortë metalike duke humbur jetën.

Një hetim ka nisur lidhur me rastin, ndërsa është arrestuar nga policia menaxheri i kompanisë, një 49-vjeçar, si dhe është shoqëruar pronari, një 78-vjeçar.

Raportohet se 53-vjeçari punonte në Greqi, ndërsa familja e tij jeton në Shqipëri.

Një sindikatë e Punëtorëve në Larissa tha në një prononcim se “një punëtor tjetër ka vdekur në altarin e fitimeve të biznesit. Ne raportojmë këtë herë aksidentin e ri fatal në Tyrnavo Quarries. Kolegu ynë 52-vjeçar, një emigranti, babai i pesë fëmijëve, humbi jetën duke luftuar për të jetuar, për mbijetesën e tyre”.

“Një tjetër aksident në punë i shtohet listës së gjatë të të gjitha atyre të mëparshme, të cilat janë shumuar vitet e fundit si rezultat i mungesës së masave efektive për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e punëtorëve, në vendet e punës dhe nën presion. Kjo është Greqia moderne e zhvillimit kapitalist, ku çdo 15 minuta kemi një ‘aksident pune’ dhe çdo 3 ditë një ‘aksident’ vdekjeprurës”, thuhet më tej në deklaratë. /BoldNews/

LEXO EDHE  Komisioneri Publik dhe anëtari i KLP debat në KPA për pasurinë/ Mbyllen hetimet për Dollapajn