Vrasja në Tiranë/ Zbardhet dëshmia e autorit: Pse e qëllova, pas krimit…

Zbardhet dëshmia e 29-vjeçarit Noel Dishi, autorit të dyshuar të vrasjes së 27-vjeçarit Vilson Tafçiu (Noka), pranë një prej lokaleve më të populluara në zonën e “Astirit”, në Tiranë.

“Me Vilsonin ishim shokë prej vitesh. Nuk kam dashur ta vras. Të hënën shkova tek ‘Artisti’ për ta takuar. Nuk kam pasur si qëllim ta vras. Unë lëvizja gjithmonë me armë me vete. Kur e takova ai me shau nga nëna. U ndjeva shume i ofenduar për shkak të marrëdhënies që kishim pasur. Unë e kam marrë në shtëpi, nuk duhet ta thoshte ketë gjë. U nervozova dhe e qëllova. Pas krimit jam larguar dhe kam qëndruar në një hotel në Kavajë. Jam shume i penduar për krimin e kryer”, mësohet të ketë thënë i riu në dëshminë e tij.

LEXO EDHE  Grevistët e Poçemit, viktima të privatizimit të dështuar të ARMO

29-vjeçari nuk ka dhënë detaje pse është prishur miqësia mes tij dhe viktimës. Ka thënë se është në gjendje të renduar psikologjike dhe se do të flasë në një moment tjetër.

Dje, Dishi u vetëdorëzua në polici, tre ditë pas krimit.

Vrasja në Tiranë, dorëzohet autori