Pamje tmerruese/ Ja si ‘shemben’ në tokë personat e prekur nga virusi në Kinë (VIDEO)

Kina po përballet me një prej viruseve më të frikshëm në 17 vitet e fundit që nga epidemia SARS në 2003-shin. Pekini po anulon ngjarje të mëdha publike, përfshirë panairin për Vitin e ri Hënor të Kinës, për shkak të Koronavirusit.

Qytetarët në Kinë shihen të tmerruar dhe nga videoja e publikuar nga “Daily Mail” shihet se si njerëzit e infektuar bien në mes të rrugës.

Në video duket qartë që askush nuk iu afrohet pranë derisa mbërrin ambulanca, pasi të gjithë kanë frikën e infektimit.

Qyteti Wuhan në Kinë është epiqendra e sëmundjes së re. Pamjet janë vërtet shqetësuese. Kjo sëmundje që ngjan me virusin SARS, ka shkaktuar të paktën 26 viktima deri tani dhe rreth 800 persona në të gjithë botën janë infektuar.

LEXO EDHE  ‘Unë nuk njoh Zot’/ Zbardhet testamenti i ‘Vejushës së Zezë’

Daily Mail shkruan se ka arritur të verifikojë disa prej videove të shpërndara në internet dhe ato janë të vërteta. Nuk dihet me saktësi se ku janë realizuar, në cilin qytet, por shihet qartë se të gjitha vijnë nga Kina.

Teksa sëmundja është më e përhapur në Kinë, raste të izoluara janë raportuar në Vietman, Korenë e Jugut, Tailandë, Tajvan, Singapor, Hong Kong, Makao dhe Japoni. Një rast është konfirmuar edhe në Uashington, SHBA, ndërs një numër i madh personash në Britaninë e Madhe dyshohen të jenë bartës të virusit.