“Një Lefter… Lefteri, kapur si i dh*eri”/ Vrenozi bejte për kryebashkiakun Alla: Vafshi në halet o …(VIDEO)

Njihet për videot pikante në rrjetet sociale kundër qeverisë së Rilindjes në veçanti ndaj kryeministrit Edi Rama. Bëhet fjalë për korçarin Ilir Vrenozi i cili nuk mund të na linte pa na surprizuar dhe për ngarjen e fundit ku kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla u filmua në ambjentet e një lokali duke konsumuar lëndë narkotike kokainë.

Vrenozi ka krijuar disa vargje për të, të cilat i ka recituar dhe videon e ka shpërndarë në rrjetet sociale.

Lexoni më poshtë vargjet e plota:

Ja skandal i radhës me një kryebashkiak

Një rilindas i Ramës po na shkon në SPAK

Edhe ky si të tjerët, përdor kokainë

Prit në të mjerët, kush të bëjë Shqipërinë

Kanë më shumë nga Rama, nga hunda me thith

Ndaj iu doli fama dhe po pijnë të gjithë

Ja dhe ky i radhës, një Lefter… Lefteri

Një guerrils i Ramës, kapur si i dhjeri

Të gjithë të droguar edhe kriminela

Po ku kanë qëlluar një kazan me plera

Prit të bëhet shtet me këta drogaxhinj

Vafshi në halet o sa të këqinj

Dha një video Artani e pa gjithë Shqipëria

Por prit mor amani çfarë do të thotë drejtësia

Unë thërres dhe vetë të gjithë le ta dinë

Iu dhjefsha këtë shtet edhe drejtësinë

LEXO EDHE  Mocion për Ramën në Kongres/ Kryetari të mos jetë Kryeministër më shumë se dy mandate