Në kërkim për vrasje në Francë, arrestohet në Tiranë (EMRI)

Teddy Qirjako, një shqiptar me shtetësi franceze, në kërkim për vrasje në Francë, është vënë në pranga në Tiranë.

Arrestimi

“Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Interpol Tiranën, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar ‘Barrikada’, në kuadër të të cilit, në Rrugën e Barrikadave, në një banesë të marrë me qira, u bë e mundur kapja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Tedi Qirjako, 27 vjeç, lindur dhe banues në Nantes, Francë.

LEXO EDHE  ISHP: Në 24 orët e fundit, 4.700 udhëtarë të kontrolluar kanë hyrë në vend, asnjë i infektuar me koronavirus

Gjykata e Nantes, Francë, më datë 23.10.2019, i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprat penale ‘Vrasja’, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Armëmbajtja pa leje’”, njoftoi policia.

Arratia pas krimit

“Ky shtetas, dyshohet se në Nantes, Francë ka vrarë me pistoletë një shtetas dhe më pas është larguar në drejtim të Shqipërisë, ku ka hyrë me dokumentacion të rregullt para se të shpallej në kërkim ndërkombëtar. Materialet e arrestimit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Francës, do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, shtuan të njëjtat burime.