“Eksperimenti në Shqipëri me Veeting-un”/ Manjani i përgjigjet Vasilit: Shteti u shit te ambasadorët për…

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se në Shqipëri u bë një eksperiment me Veeting-un, pasi politikanët për pushtetin e tyre e shitën vendin te cilido ambasador apo ambasadore.

Duke mbështetur një deklaratë të bërë nga nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, sipas të cilit vettingu është i papranueshëm në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”, Manjani shkruan se Republika Kushtetuese e Shqipërisë në mënyrën më të papërgjegjshme e të pa principtë ju la në dorë ekspertëve gjithfarësh që shkruan cv e tyre me këtë eksperiment.

“Ku është parë e dëgjuar që të lësh vendin pa gjykata të quhet sukses i Reformës?!

Askund nuk mund të ndodhë kjo që ka ndodhur këtu. As në Kosovë e as në Maqedoni, sepse në të dy këto vende shtetit i thuhet shtet dhe jo shaka…!

Më në fund them se askush nuk na e ka fajin as Ambasadorët e as Ekspertët! Jemi ne këtu (në radhë të parë vendimmarrësit e mandatuar në Parlament) fajtorë për dërrmën që i dhamë idesë së shtetit të pavarur e të pakapshëm nga pushteti.

Dëmi që i është bërë idesë shtet-ndërtuese është i jashtzakonshëm”, shkruan Manjani.

Postimi nga Ylli Manjani

Miku im Petrit Vasili, në një shënim në faqen e tij të FB konstaton se : ” vetingu është i papranueshëm në Kosovë dhe Maqedoni, përse në Shqipëri u bë eksperiment..”?!

Ashtu është!
Ka shumë të drejtë Petriti. Në Shqipëri u bë eksperiment dhe me goxha pikpyetje të ngritura edhe nga Komisioni i Venecias asokohe.

Por për t’iu përgjigjur pyetjes “përse”, them se përgjigja është një dhe e thjeshtë:

LEXO EDHE  Ilir Meta: Në 2 mars shqiponjat do t’i tregojnë vendin sorrave të rilindjes

Në Shqipëri drejtojnë politikanë të papërgjegjshëm që për pushtetin e vet e shesin shtetin tek cilido ambasador e cilado ambasadë.

Republika Kushtetuese e Shqipërisë në mënyrën më të papërgjegjshme e të pa principtë ju la në dorë ekspertëve gjithfarësh që shkruan cv e tyre me këtë eksperiment.

Politika Shqiptare u vu në rrjesht për të miratuar pa lexuar asnjë rrjesht nga ato që shkruheshin, vetëm për një duartrokitje ambasadorësh.

Askush nuk e pa rënien e shtetit të projektuar nëpërmjet Republikës së Ekspertëve, në rrjeshtat e atyre ligjeve që u miratuan pa u lexuar. Vakumet në sistemin gjyqsor, Vettingu selektiv dhe me dystandarte dhe kontrolli i emërimeve të reja nga pushteti i radhës vijnë nga ligjet e reformës, pastaj dhe nga vullneti i keq i zbatuesve.

Ku është parë e dëgjuar që të lësh vendin pa gjykata të quhet sukses i Reformës?!

Askund nuk mund të ndodhë kjo që ka ndodhur këtu. As në Kosovë e as në Maqedoni, sepse në të dy këto vende shtetit i thuhet shtet dhe jo shaka…!

Më në fund them se askush nuk na e ka fajin as Ambasadorët e as Ekspertët! Jemi ne këtu (në radhë të parë vendimmarrësit e mandatuar në Parlament) fajtorë për dërrmën që i dhamë idesë së shtetit të pavarur e të pakapshëm nga pushteti.

Dëmi që i është bërë idesë shtet-ndërtuese është i jashtzakonshëm.

Kam bindjen se shkatërrimi i kësaj ideje vrau shpresën se një ditë do kemi një shtet të drejtë, ndaj dëshira për të ikur nga vendi vetëm u shtua.

Unë kështu e shoh çështjen e shtruar me shumë të drejtë nga miku im Petrit Vasili.