Cako zbulon planin e Klubit të Romës, për zhdukjen e popullsisë: Ka 10 pika ….

Botuesi i njohur  dhe konspiracionisti, Alfred Cako, deklaron se ka një plan botëror për të pakësuar popullsinë dhe këtu nuk bën përjashtim as Shqipëria.

I ftuar në “360 Gradë” në RTV Ora, Cako  këtë plan ja faturon Klubit të Romës, ndërsa rrugët që po ndiqen janë disa përfshirë dhe ndërhyrjen në ushqime.

Ka një planifikim nga ajo që quhet Klubi i Romës për të pakësuar popullsinë në çdo vend të botës. Ekziston një tempulll në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty ka 10 pika dhe në një prej tyre thuhet që popullsia e botës që të jetojë në një ekuilibër dhe harmoni me të mirat materiale që ofron toka duhet të jetë jo më shumë se 500 milion banorë.

Një nga librat më të rëndësishëm për këtë ai që kam sjellë unë “Ese mbi parimin e popullsisë së Maltusit” ku bazohet Klubi i Romës dhe ku bazohen gjithë politikat e elitës botërore për të kontrolluar popullsinë si një rrezik i madh nga amsit e tepërt për të shkatërruar planetin. Klubi i Romës është krijuar në vitin 1969 nga David Rokfeleri dhe Xhan Anjeli dhe me të madhin Aurelio Pecio i cili ka qenë kryetari i parë i Klubit të Romës i cili është ngritur posaçërisht për të kontrolluar numrin e popullsisë së botës. Kjo popullsi do të pakësohet me të gjitha mënyrat, qoftë me luftrat, qoftë me sëmundjet.

Pakësimi i popullsisë nga Klubi i Romës ka filluar këtu që në kohën e komunizmit me disa akte.Hedhja e klorit në ujë është për zvogëlimin e viteve të popullsisë dhe është bërë nëpërmjet OKB-së dhe qeveria komuniste në atë kohë ishte naïve dhe nuk i dinte këto gjëra dhe i ka zbatuar. Gjithashtu një nga mënyrat në ushqim për të ulur numrin e popullsisë është përdorimi i ushqimeve të tilla siç është aspartamia. Aspartamia është  mielli i llokumeve dhe gurabijeve i cili është jashtëzakonisht i dëmshëm për shëndetin e njeriut.

Mbas viteve ’90 një nga mënyrat e Klubit të Romës janë futja e ligjeve në të gjitha parlamentete e të gjitha vendeve që ishin ish-komuniste të martesave të të njëjtit seks, dhe në Shqipëri tashmë ka kaluar.  Këto martesa synojnë që riprodhimi të jetë zero. Një mënyrë tjetër që pakësohet numri i populllsisë është ushqimi i keq dhe helmimi nëpërmjet barnave mjekësore. Janë dy kompani të mëdha, që njëra quhet Musanto dhe njëra BigFarma njëra është posaçërisht për farat e cila iu sjell popujve të ndryshëm aty ku monopolizon farërat iu jep ushqim të keq duke future në radhë të parë ushqimin OMGJ që shkakton shumë sëmundje dhe njëkohësisht përdorimi i ilaçeve të ndryshme i japin gjithmonë efekte anësore.

Ulja e popullsisë dhe shpopullimi i shqiptarëve janë dy gjëra që shkojnë paralel. Një gjë tjetër, që është shumë e rëndësishme është helmimi i mishit të kafshëve nëpërmjet avionëve të cilët hedhin vazhdimisht plumb duke e future në karburantet e tyre dhe sa herë që e shikoni që avionët kanë tym kur fluturojnë ai tym shkaktohet pikërisht për shkak të sulfatit të plumbit që hedhin dhe duke u përhapur në bar kafshët e hanë dhe iu helmohet mishi dhe gjaku dhe mishin e tyre e hanë njerëzit dhe kjo shkakton prapë uljen e numrit të popullsisë. Një plan tjetër ka qenë nxitja e viruseve të ndryshme vdekjeprurëse siç ishte virusi HIV, grip ii pulave dhe shumë të tjera. Të gjitha këto shkaktojnë uljen e numrit të popullsisë. Në vendin tonë komuniteti LGBTI do shkojë te 19-20 % për nja 10 vjet në vendin tonë se aq janë dhe në perëndim, e di ça do të thotë të pakësosh 20% vetëm me një ligj popullsinë?” u shpreh Cako

LEXO EDHE  Pritet përkeqësimi i motit/ Ja çfarë ndodh në orët në vijim