Zyrtare/ Lukas Podolksi firmos në Turqi me Antalyaspor

Lukas Podolski ka lënë Vissel Kobe në Japoni dhe është bashkuar me Antalayspor në Superligën turke.

Kalimi i tij në Turqi ishte vetëm një formalitet dhe sot ka ardhur edhe zyrtarizimi. Te skuadra e re Podolski do të mbajë numrin 11, ndërkohë që Antalyaspor ka postuar edhe një video në faqen zyrtare në Twitter.

Për sulmuesin polak, ky do të jetë klubi i shtatë në karrierë. Gjithçka e ka nisur te skuadra e Koln aty ku morri dhe oferta nga klubet më të mëdha, por zgjodhi kalimin te Bayern Munchen për shumën e 10 milion eurove. Pas tre sezoneve u rikthe te Koln dhe në vitin 2012 kaloi në Premier League tek Arsenal.

LEXO EDHE  U mposht pa kushte nga Tyson Fury, Wilder: “Fitoi më i miri, do të rikthehem më i fortë”

Podolski ka luajtur edhe me Interin për gjashtë muaj, për të kaluar në Turqi te Galatasaray. Me turqit luajti dy sezone dhe më pas provoi një eksperiencë në Japoni, ku qëndroi tre sezone dhe shënoi 15 gola.