Usain Bolt jep lajmin, së shpejti prind për herë të parë

Atleti Usain Bolt ka konfirmuar që ai dhe e fejuara e tij, Kasi Bennett janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Me anë të një postimi në “Instagram”, ish-atleti 33-vjeçar shkroi: “Dua të them që një Mbret ose Mbretëreshë do të vijë në jetë”.

Më parë, njeriu më i shpejtë në botë pati deklaruar se nuk kishte planifikuar me saktësi se kur do të bëhej prind.

“Kam mësuar diçka nga jeta, kurrë nuk është koha e duhur për të bërë fëmijë. M’u desh kohë ta kuptoja këtë. Kurrë nuk është koha e duhur, thjesht duhet ta bësh”, thoshte Bolt.

LEXO EDHE  Video/ Fitore në transfertë për Dortmundin, Haaland nuk njeh limite

Usain Bolt dhe Kasi Bennet janë në një marrëdhënie dashurore prej 5 vitesh.