Sali Berisha: Ja me çfarë sistemi zgjedhor do ta ndërroja aktualin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar në studion e ‘Opinion’ sistemin zgjedhor në Shqipëri. Berisha theksoi se sistemi aktual është shumë i mirë, dhe futja e kriminelëve në parlament nuk vjen për faj të sistemit por për faj të kryetarit që i fut në lista.

I pyetur nga gazetarët se cili sistem është më i miri? Berisha u shpreh se këtë sistem do ta ndërronte vetëm me një sistem proporcional kombëtar.

LEXO EDHE  "Koronavirusi"/ Gazetari rrëzon propagandën e qeverisë: Në Rinas nuk ka asnjë masë, nuk kontrollohen as për temperaturë

‘Unë këtë sistem do ta ndërroja vetëm me një sistem të plotë kombëtar. Pra një proporcional kombëtar. Unë këtë sistem e quaj shumë të mirë’, deklaroi Berisha.