Sali Berisha: Fatos Nano tu kërkojë falje shqiptarëve që ju la pas Edi Ramën

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha gjatë emisionit ‘Opinion’ bërë dhe një krahasim mes ish-liderit socialist fatos Nano dhe pasardhësit të tij Edi Rama.

Berisha tha se papërgjegjshmëria e Fatos Nanos është shumë herë më pak e dëmshme se ligësia e Edi Ramës.

Sipas tij Nano sot duhet tu kërkojë falje shqiptarëve sepse ju la pas Edi Ramën.

‘Nëse krahasojmë ligësinë e Edi Ramës me papërgjegjshmërinë e Fatos Nanos, them se është 1 mijë herë më e keqe ligësia e Edi Ramës. Fatos Nano 53-vjeç dha dorëheqjen si kryeministër u largua si kryetar partie dhe la mbrapa Edi Ramën. Nëse Fatos Nano ka një gjë për të cilën duhet tu kërkojë falje shqiptarëve 1 mijë herë është që ju la mbrapa Edi Ramën’, tha Berisha.

LEXO EDHE  Frika nga koronavirusi, Basha thirrje Ramës: Merrni masa sa nuk është vonë