Programi më i ri muzikor në Top Channel: Zbulohet juria e spektaklit

“Jeho” është programi që do të fillojë së shpejti transmetimin në Top Channel. Juria e spektaklit më të ri muzikor do të përbëhet nga Kledi Bahiti, Elgit Doda dhe Megi Pojani. News31.al dhe Anabel.al ishin ata që zbuluan emrat e jurisë dhe detaje të tjera mbi këtë program.

Porgrami do të moderohet nga Fjoralba Ponari ndërsa drejtimi artistik do ti besohet Alban Males. 4 deri në 5 konkurrentë do të prezantohen çdo natë dhe pas vlerësimit të jurisë do të organizohen dy gjysmëfinale dhe një finale e madhe.

LEXO EDHE  Këngëtares shqiptare i del "fati" në emision: Kam dajën beqar, a do numër telefoni

“Jeho është një festival i mirëfilltë i muzikës moderne shqiptare dhe nuk ka ndonjë barrierë ashtu si Top Fest,” u shpreh Alban Male në “E Diell”.

“Jeho” do të transmetohet çdo të dielë, për tre muaj me radhë./Anabel.al