“Po largohem së shpejti”/ Basha replikon me aktivistin: Mos ik! Unë prandaj u ktheva, të ftoj ….

Kreu i opozitës Lulzim Basha i ka dhënë shpresë një aktivisti të zhgënjyer nga situata në vendin tonë.

Përmes një postimi në Twitter, aktivisti Robert Skëndo thotë se ka marrë vendimin për t’u larguar përgjithmonë nga Shqipëria. I zhgënjyer ai thotë se në luftën për të ndryshuar gjërat, ai është i vetëm.

Por, Skëndo ka marrë një replikë nga kryedemokrati Lulzim Basha i cili i përgjigjet duke i thënë se largimi nga vendi “nuk është zgjidhje”.

Ja postimi i aktivistit dhe përgjigja e Bashës:

Skëndo:

Po largohem së shpejti nga Shqipëria – Përgjithmonë. Është e qartë për mua se nuk ndaj më të njëjtat vlera me shumicën e banorëve të Shqipërisë – do të doja të luftoja për t’i bërë gjërat më mirë, por nuk mund ta bëj vetëm. Jam i trishtuar që jam një statistikë tjetër në trashëgiminë e udhëheqjes së keqe politike.

LEXO EDHE  Koronavirusi, Task Force dyfishon masat në kufi/ Apeli për qytetarët

Lulzim Basha:

Robert, ikja nuk është zgjidhje! Bashkë duhet të luftojmë për vendin. Për Shqipërine tonë. Kjo është arsyeja pse u ktheva dhe unë, pikërisht për këtë! Mos u largo. Le të bashkojmë forcat në këtë betejë për Shqipërinë! Të ftoj të takohemi!