“Edi Ramën nuk e merrte përsipër asnjë faktor ndërkombëtar”

I ftuar në “Opinion” ish kryeministri Sali Berisha foli për situatën politike në vend. Ai bëri përgjegjës Edi Ramën për gjithë atë se çfarë ka ndodhur, ndërsa bënë përgjegjës vetëm Edi Ramën, për të cilin thotë se ai duhet të largohet. “Unë nuk them se opozita realizoi qëllimet e veta, por një gjë realizoi, realizoi damkosjen shqiptare-ndërkombëtare.

LEXO EDHE  ‘Me çfarë do të ushqehemi?’/ Vajza e naftëtarit grevist përlot shqiptarët me pyetjen e saj

Opozita përballej me një njeri që nuk njihte asnjë normë, asnjë standard. Asnjë faktor ndërkombëtar nuk merrte përsipër të mbronte Edi ramën nëse opozita do të kishte gjetur dhunën efiçente për të rrëzuar Edi Ramën. Protestat në rrafshin e përmasave ishin gjigande. Unë mendoj se opozita duhet të stacionohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.”