E bujshme/ Fiksimi i ndeshjeve, katër skuadra në Spanjë rrezikojnë përjashtimin nga Europa

Trukimet e ndeshjeve të zbuluara nga ish-drejtori sportiv i Osasunës, Angel Luis Vizcay, mund të kenë pasoja për klubin dhe tre ekipe të tjera spanjolle.

Vizcay foli mbi “Çështjen Osasuna” në gjyq të martën dhe pretendoi se klubi i Osasunës, pagoi Getafen dhe Real Betis-in që të humbnin ndeshjen ndaj tyre ndërsa gjithashtu pagoi Espanyolin në sezonet 2012/13 dhe 2013/14  që ndeshjet mes skuadrave të mbylleshin në barazim.

Në lidhje me këto pretendime të Angel Luis Vizcay, ish-presidenti i Osasunës, Miguel Archanco ka mohuar gjithçka, duke deklaruar që asnjë ndeshje nuk është trukuar në këtë periudhë kohe.

LEXO EDHE  Kategoria Superiore/ Laçi kalon pa probleme Flamurtarin, Vllaznia “poker” kundër Luftëtarit

Në rast se këto lidhje vërtetohen, edhe pse kanë kaluar disa vite, katër skuadrat rrezikojnë ndëshkime. Përjashtimi nga kompeticionet evropiane mund të jetë një ndër to.

Kujtojmë që në të kaluarën, Besiktasi, Fenerbache, Sivasspor dhe ekipi shqiptar i Skënderbeut kanë vuajtur sanksione të tilla të ngjashme.

Tani për tani, gjyqi po vazhdon dhe UEFA do të duhet të presë për më shumë detaje, për të proceduar më tej.