Dhuron palcën kurrizore për të shpëtuar jetën e së bijës, ish-kampioni i UFC-së tërhiqet nga eventi

Ish-kampioni i botës në peshën e mesme, Robert Whittaker, është tërhequr nga eventi UFC-248, që do të zhvillohet më 7 mars në Las Vegas kundër Jared Cannonier. 29-vjeçari nuk ka asnjë dëmtim apo problem fizik, por ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

“The Sun” raporton që Whittaker, ka vendosur të dhurojë palcën kurrizore për vajzën e tij 1-vjeçare Liliana, që është e sëmurë dhe ka nevojë për një transplant.

Kjo do të thotë që australiani do të operohet së shpejti dhe do të mungojë për një periudhë të gjatë.

Lajmin e ka konfirmuar si sportisti, përmes një postimi në “Instagram” ashtu dhe presidenti i UFC-së, Dana White.

“U kërkoj ndjesë fansave të mi, por nuk mund të ndeshem në muajin mars. Kam nevojë të jem pranë familjes, por do të rikthehem. Më e mira akoma nuk ka ardhur”, shkruan Whittaker.

 

LEXO EDHE  Barazimi ndaj Bylisit, Sormani: “Partizani u tregua naiv, e kishim ndeshjen në dorë”