Denoncimi/ Policia ushtron dhunë psikologjike mbi pasagjerët në Rinas

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një tjetër denoncim të qytetarëve, të cilët tregojnë se s dhunohen nga policia.

Sipas qytetarit digjital, në aeroportin e Rinasit shefi i komisariatit dhe ai i krimeve ushtrojnë dhunë psikologjike mbi pasagjerët.

Qytetari thekson se në aeroport këta dy oficerë  anë bërë presion një femre për t’i bërë kontroll në çantë edhe pse ajo e kishte kaluar skanerin e doganës dhe nuk i ishte gjetur asgjë.

Më tej qytetari thekson se dhe pas kontrollit në çantën e zonjushës u gjetën vetëm rrobat dhe sendet e saj personale, njësoj siç ajo pati deklaruar para kontrollit.

Ja postimi i Berishës:

Sjellje banditeske e narkoshefave te narkopolicise ne Rinas!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje doktor Berisha.Dua te bej nje denoncim per punonjesit e policise kriminale ne Aeroportin e Rinasit kryesisht per shefin e policise kriminale dhe per shefin e komisariatit.sot ne mgjes me nje linje ajrore qe vjen nga turqia te gjithe pasagjeret kaluan ne kontroll te imtesishrm doganor me urdher te policise e te ketyre dy personave te lart permedur.shefi i krimeve bashke me dy punonjes te tjere shkojne e marin nje pasagjere ne parkingun e makinave ku kjo zonjush e nderuar po ikte per ne shtepi,shefi i krimeve bashke me punonjest e tije shkon e kerkon ti ushtroje kontroll ne makine e ne canten e rrobave,ketu hasin ne kundershtim te personit i cili po shoqeronte zonjushen sepse ai i kerkoj arsyn apo nje dokument per motivin e kontrollit.shefi i krimeve ju thote qe une jam policia pavarsisht se ishin te veshur civila dhe pa asnje loho policie,dhe i shoqerojne nga parkingu per ne zonen doganore brenda terminalit te mbrritjes,ku kjo zonjushe kishte kaluar kontrollin doganor,kundra rregullave te sigurise aeroportuale e fusin zonjushen bashke me zoterin qe e priste te makina ne zonen doganore dhe therrasin doganieret dhe ju drejtohet me nje ton kercenues e kontrolluat kete gocen ju se kjo ka mallra kontrabande ne valixhe.dhe mbante pasaporten e saj ne dore.doganieret te trembur i drejtohen kesaj zonjushe e pyesin na falni zonjush kaluat ne skanerin doganor kur kaluat ketu para se dilnit jash zones doganore.dhe vajza i pergjigjet qe po kalova dhe ne valixhe nuk kam asnje lloj malli kontrabande pervec rrobave dhe sendeve te mia personale.ky zoteria sh krimeve urdheron qe ti hapet csnta e ti behet kontroll fizik.por dogana nuk pranoje,me arsyetimin qe tek ne ka kaluar dhe nuk ka azgje per te ushtruar kontroll.ne kete moment e kontrollojn sh krimeve bashke me policat valixhen dhe nuk kishte azgje pervec rrobave personale.sinqerisht ky esht shte i dhunes dhe i mafjes policore.po ta verifikosh ne aeroport e ke te fimuar me kamerat e sigurise cdo veprim te narko policise.thjesht une dua te denoncoj dhunen e ushtruar nga trafikantet e narko policia e rinaste me ne krye shefin e komisariati dhe shefin e krimeve.me shume respekt doktor po te lutem mos me pubiko se keta jane mafje dhe te vrasin.flm

LEXO EDHE  Rama flet nga Moska: Pse do të takohem me kryediplomatin rus Sergey Lavrov