Berisha: Ja pse opozita u ul në tryezë me Ramën

Një nga pikat e debatit në Opinion ishte edhe ulja në tavolinë e opozitës me mazhorancën për Reformën Zgjedhore. “Rrëzohej apo nuk rrëzohej Rama, kjo reformë ishte jetike, jo se do të bëjë zgjedhje të lira. Unë jam për këtë reformë sepse raporti i fundit i ODIHR i asgjesoi plotësisht zgjedhjet dhe nëse opozita pas këtij raporti thoshte që nuk ulem në tryezë , do të tregonte se nuk vinte interesin e Shqipërisë përpara. Por kjo nuk duhej të ndodhte. Opozita është vetëm për zgjedhje. Kësaj here nuk mund t’i bëjë vërejtje opozitës. Opozita duhet të ulet përndryshe tregon dhe dëshmon se nuk e ka Shqipërinë të parën.

LEXO EDHE  Gramsh/ Automjeti plot me sirianë bie në humnerë, dy të vdekur dhe 8 të plagosur

Tre vjet përpara ky raport nuk ishte. Opozita do të kishte shumë të vështirë të justifikonte shqiptarët nëse do të tregohej negativiste në këtë moment. Ata do të fajësonin opozitën nëse nuk do të ulej. Ata nuk janë Sali Berisha. Është bërë një paketë me 9 kushte nga Bundestagu. Ajo është paketa më e favorshme për Shqipërinë”, tha ish-kryeministri Sali Berisha.