A ka patur takim Basha-Rama? Berisha-Vangjelit: Të të gënjejë Fuga, kjo është …

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe gazetari Lorenc Vangjeli kanë shkëmbyer batuta në ‘Opinion’ ndërsa diskutohej mbi reformën zgjedhore dhe nëse ka një marrëveshje të re Basha-Rama.

I pyetur nga gazetari Vangjeli nëse Berisha ëhstë në dijeni të një takimi të ri mes Bashës dhe Ramës, ish-kryeministri theksoi se këto janë gënjeshtra që janë përhapur nga zyra e Fugës.

Pjesë nga debati:

Vangjeli: A keni dijeni ju për një takim të Bashës me Ramën në një shtet tjetër në janar 2020 , në dijenin tuaj apo pas shpinës suaj?

Berisha: Keqardhja ime është që ti bie në mashtrimet e Fugës. Të garantojë që jo. Të të viktimizojë Fuga kjo është e tepërt. Lorenc ti mund ta gënjesh Fugën por jo ai ty.

LEXO EDHE  "Ngrica dhe vranësira"/ Njihuni me parashikimin e motit për nesër

Vangjeli: Dy njerëz në këtë dynja tentuan të ngjallin të vdekur, Jezusi me Llazarin dhe ju me opozitën. Nëse nuk jeni puthur me Ei Ramën, me Daminain po puthni përditë.

Berisha: Nuk ka asnjë takim të fshehtë me Edi Ramën. Është një praktikë e Edi Ramës nga viti 2017 që hap lajme që sa herë ka probleme të mëdha thotë kam takime me Lulzim Bashën