A ka marrë ndonjëherë drogë? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në ‘Opinion’ ka komentuar skandalet politike që po ndodhin në Shqipëri, ku i fundit është ai i kryebashkiakut socialist i cili shihet në një video duke pirë kokainë.

I pyetur nga gazetarët nëse ka marrë ndonjëherë lëndë narkotike ose stimulantë, përgjigja e Berishës ka qenë negative.

LEXO EDHE  Berisha akuza Ramës: Je i interesuar të sjellësh koronavirusin në Shqipëri

‘Unë (qesh)? E vërteta është kokaina ime, pasioni im për të vërtetën më shumëfishon energjinë mua. Nuk kam marrë kurrë. Unë nuk marr në mënyrë të prerë as mjete gjumi apo qetësues. Unë përdor meditimin pozitiv si kurën më të mirë’, deklaroi Berisha.