Zyrtare/ Chicharito zëvendëson Ibrën te LA Galaxy, më i paguari në MLS

Javier Hernandez lë Sevillan dhe bashkohet me Los Angeles Galaxy në kampionatin amerikan të futbollit.

Meksikani ka arritur një marrëveshje trevjeçare nga ku do të fitojë 134 mijë dollar në javë, duke u bërë kështu futbollisti më i paguar i MLS-së.

Skuadra kaliforniane por kërkonte një sulmues të ri pas largimit të Zlatan Ibrahimovicit, i cili firmosi me Milanin. Chicharito, u identifikua se lojtari i duhur për të marrë trashëgiminë e gjigantit suedez.

LEXO EDHE  Video/ Haaland imiton festimin e Ronaldos, ja veprimi i tij në stërvitje

Bosi i Galaxy, Dennis te Kloese, deklaroi: “Javier vazhdimisht ka shënuar gola në ligat më të mira dhe ka qenë lojtari më i suksesshëm i vendit të tij gjatë dekadës së fundit. Ka pasur suksese në nivelin më të lartë dhe ka shënuar golat të shuma me përfaqësuese më të mira të Concacaf.”

Nga shitja e tij mësohet se Sevilla ka përfituar rreth 10.5 milionë dollar.