Yuri Kim, ambasadorja e re e SHBA vjen në Shqipëri

Mbërrin në Shqipëri Ambasadorja e re e SHBA, e cila 13 ditë më parë bëri betimin pë detyrën e re.

Yuri Kim u prit në aeroportin e Rinasit nga stafi i Ambasadës së SHBA, ndërsa ajo është diplomatja e tretë që mandatohet nga Uashingtoni, pas Mariza Linos dhe Marcie Ries.

Prej më shumë se 1 viti, SHBA nuk kishte ambasador në Shqipëri, ndërsa Youri Kim ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.

LEXO EDHE  Kultivimi kanabisit, policia nis kontrollet në të gjithë vendin

Ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori dhe personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë.

Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.