Vijon i ftohtë dhe i kthjellët, njihuni me parashikimin e motit për sot

Sipas Meteoalb, vendi ynë sot (e mërkurë 22 janar) gjatë orëve të paradites dhe mesditës do të karakterizohet  nga një mot i kthjellët. Por parashikohet që orët e mbrëmjes të sjellin në territorin shqiptar vranësira të lehta, të cilat do të jenë të fokusuara në zonat malore.

LEXO EDHE  Pastrimi i parave, Shqipëria futet në listën gri/ Njëlloj si Uganda, Myanmar dhe Barbados

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -4°C në 13°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.