Video/ U barazua rezultati në fund të ndeshjes, nis sherri masiv në fushë

Një ndeshje mes Leyton Orient dhe Northhampton Town në kategorinë e katërt të futbollit anglez, ka degjeneruar në një sherr masiv.

Pasi Leyton barazoi në minutën e fundit, dy futbollistë nisën të kapeshin me njëri-tjetrin, por, në vend që të ndaheshin nga shokët e skuadrave respektive, nisi një sherr ku u bënë të gjithë protagonistë.

LEXO EDHE  Rekordi famëkeq i Sergio Ramos

Pasi zënkat u shuan, arbitri vendosi të ndëshkojë me karton të kuq nga një futbollist për secilin ekip.