Video/ Grushte dhe goditje me karrige, episod dhune në basketbollin amerikan

Një sherr masiv u regjistrua në fundin e ndeshjes së basketbollit të kolegjeve në SHBA, mes Kansas dhe Kansas State.

Sherri që nisi në parket mes basketbollistëve u përhap edhe në shkallët e arenës.

Gjithçka nisi në sekondat e fundit të takimit, kur rezultati ishte vulosur tashmë. DaJuan Gordon po shkonte drejt koshit për të shënuar kur Silvio De Sousa i bën bllok dhe i qëndron sipër në shenjë sfide.

LEXO EDHE  Dëmtuan stolat në ndeshjen Kukësi-Tirana, arrestohen 3 persona

Aty nisën të shtyrat mes lojtarëve të dyja skuadrave që shumë shpejt u shndërruan në grushte. Pati edhe lojtarë që morën karrige për të goditur kundërshtarët.