U ekzekutua në sy të fëmijës dhe gruas, arrestohet vrasësi i Flamur Beqirit/ FOTO

Autori i dyshuar i vrasjes se Flamur Beqirit

Një suedez u arrestua në aeroportin e Kopenhagenit me dyshimin për vrasjen e Flamur Beqirit, i cili u ekzekutua para familjes së tij, në prag të Krishtlindjes.

Flamuri (Alex) Beqiri, 36 vjeç, ka qenë i lidhur me disa vrasje të bandave në Suedi, dhe dikur ishte ndër personat më të kërkuar nga policia.

Babai i dy fëmijëve u qëllua me breshëri para gruas së tij, Debora Krasniqi, dhe fëmijës së tij, jashtë shtëpisë së tyre, në Battersea, Londra Jugperëndimore, në 24 dhjetor.

Një 22-vjeçar nga Malmo, Suedi, u arrestua nga Policia Daneze ndërsa u kthye nga një udhëtim në Tajlandë, siç raportohet nga gazeta suedeze Kvallsposten. Times shkruan se ai quhet Anis Hemisi dhe është një kikbokser nga Malmoja, qyteti suedez ku e ushtronte aktivitetin edhe Beqiri.

36-vjeçari ishte në shënjestër kur u kthye në qytetin e tij në Battersea, në Londrën e Jugut, me gruan dhe djalin e tij pak para orës 9 pasdite .

Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha: ‘Një burrë 22 vjeç u arrestua në Aeroportin e Kopenhagenit, Danimarkë, më 20 janar me një Urdhër Arrestimi Evropian me dyshimin e vrasjes së Flamur Beqiri.

“Ai ndodhet në paraburgim në Danimarkë në pritje të procedurave të ekstradimit përsëri në Mbretërinë e Bashkuar.”

LEXO EDHE  Besojeni ose jo! Koronavirusi i parashikuar në këtë roman që në vitin 1981 (FOTO)

Në vitin 2008, Flamuri ishte një nga burrat më të kërkuar të Suedisë pasi detektivët thanë se ai ishte pjesë e një unaze ndërkombëtare të kontrabandës së drogës që lëvizi 2 milion £ kanabis në Skandinavi.

Policia tha në atë kohë që ata besuan se zoti Beqiri arriti të fshihej, por akuzat për drogë u rrëzuan më vonë.

Bazuar një dëshmie në “MailOnline”, Beqiri, i cili u transferua nga Shqipëria në Suedi si fëmijë, ishte ‘i lidhur shumë’ me kriminelët në nëntokën suedeze.

Disa nga ish bashkëpunëtorët e tij janë vrarë gjithashtu që nga transferimi i tij në Britani.

Shoku i tij Naief Adaëi, 33 vjeç, i cili u burgos në vitin 2008, u vu në shënjestër të një sulmuesi sirian para një dyqani falafel në Malmo në gusht të vitit të kaluar. Ai ia dorëzoi vogëlushen e tij dy muajshe gruas së tij, Carolyn Hakim, 31 vjeç, dhe iku.

Zonja Hakim, e cila ishte e ftuar në dasmën e Z. Beqiri për vitin 2018, u qëllua në kokë dhe u vra por Adaëi dhe foshnja mbijetuan.