U akuzua se i vendosi tritol farmacisë së babait të Saimir Tahirit, arrestohet sërish Vladimir Gjuta

Vladimir Gjuta, një prej të arrestuarve dhe të akuzuarve për vendosjen e një sasie eksplozivi në farmacinë e të atit të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është vënë sërish në pranga nga uniformat blu.

Këtë herë Gjuta është arrestuar pas padisë për dhunë dhe plagosje ndaj një kushëriri të tij, ndërkohë që po mbahet në paraburgim.

Dyshohet se Gjuta e ka goditur me çekiç kushëririn e tij dhe ky i fundit me shenja të dukshme nga dhuna, pasi i janë thyer dhëmbët dhe një sy e ka të dëmtuar, ka paditur Gjutën në Polici.

Burime bëjnë me dije se se dhunimi ka ndodhur tek Rruga e Elbasanit në Tiranë, tek shtëpia e kushëririt të Vladimir Gjutës.

Kujtojmë se në vitin 2015 ai u arrestua me akuzën  për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ndalimi i tij u nga forcat RENEA dhe reparti i Krimeve të Rënda, në hyrje të tunelit të Kalimashit.

LEXO EDHE  Besojeni ose jo! Koronavirusi i parashikuar në këtë roman që në vitin 1981 (FOTO)

Në momentin e arrestimit, Gjuta ishte duke udhëtuar drejt qytetit të Kukësit me një automjet tip “Opel” me targa Kosove, si dhe ndodhej nën shoqërinë e një shtetasi nga Kosova. Gjuta akuzohej edhe për kërcënime me SMS ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.

Një vit më vonë në vitin 2016 Vladimir Gjuta fitoi lirinë. Lirimi erdhi pas vendimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila pushoi procedimin penal ndaj shtetasve Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka, të dyshuar për veprat penale të “Veprave me qëllime terroriste”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal.