Të lumtur përkrah njëri-tjetrit, Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku nisin pushimet e para bashkë

Moderatorja Rudina Dembacaj është përfolur shumë në media kohët e fundit, fillimisht për shkaka të divorcit me ish-bashkëshortin e më pas për zyrtarizimin e lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku. Marku dhe Rudina janë edhe ortakë të një biznesi të përbashkët, një restorant i quajtur “Cormeum”.

Së fundmi çifti kanë nisur pushimet e para së bashku dhe kanë zgjedhur të shkojnë në Venecia, Itali. Nga atje Rudina nuk ka nguruar të publikojë foto, ku çifti shfaqen shumë të lumtur krah njëri-tjetrit. Moderatorja e ka shoqëruar postimin me një emoji që tregon se është shumë e dashuruar.

LEXO EDHE  Zbulohet shifra/ Sa para i jep Ronaldo Georgina-s për shpenzimet e përditshme