“Tamam si katunaret kur vinin në Tiranë”, Alketa Vejsiu lë me gisht në gojë ndjekësen

Alketa Vejsiu ka zgjedhur të largohet nga zhurma dhe fjalët e shkaktuara në rrjet këto ditë dhe ka shkuar drejt New York-ut për tu qetësuar para pjesëmarrjes në Sanremo. Xhiro me jaht dhe kërcim, shoqëruar nga një mik i saj, Alketa Vejsiu ka treguar se po e shijon shumë këtë udhëtim.

Moderatorja ka ndarë me ndjekësit një video në Instagram ku shihet teksa kalon disa momente relaksi por komentet fyese nuk kanë munguar.

LEXO EDHE  VIDEO/ Në krevat me Roza Latin, Stresi 'shoqërohet' nga policia (Video)

“Taman si katunaret kur vinin ne tirane ne fillim nje foto te 15 katshi dhe ne motorr ne qender kshtu po me dukesh e lumtur hahahahahah,”– shkruan një komentuese në postimin e Vejsiut.

Alketa Vejsiu nuk e la me aq dhe ka zgjedhur ti japë përgjigjen e duhur, pa i dhënë ndonjë mundësi replike ndjekëses: “Hahahah fiksss”.