Tallja pas tërmetit/ “7 kamiona me 8 bataliona “, gazetari zbulon gafën në dokumentin e firmosur nga Rama

Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një dokument të Qeverisë Rama, për ndarjen e familjeve dhe si do të përfitojnë ato pas tërmetit të 26 Nëntorit. Ajo që vihet re në dokument është ndarja e familjeve që kanë dy anëtarë, në dy kategori, dhe në ato që përfitojnë banesë deri në 60 metra katrorë, dhe në ato që përfitojnë deri në 80 metër.

“Tani ndajeni mendjen. Familjet me 2 anëtare ku i fusni, tek rreshti i parë apo tek rreshti i dytë? Apo tek të dyja?

Fiks si Fadil Hasa i ndjerë 7 kamiona me 8 bataliona”, ironizon gazetari.

Postimi i Klodian Tomorrit

Qeveri moj hallemadhe

Shikoni pak si e kanë bërë ndarjen e familjeve dhe sipërfaqen e apartamentit që përfitojnë. Shkencë, shkencë.

LEXO EDHE  Ngjarje e rëndë/ Gjendet i vetëvarur një 58-vjeçar në Pogradec

Në rreshtin e parë thonë: familjet deri në 2 anëtarë përfitojnë banesë 45-60 metër katrorë.

Në rreshtin e dytë thonë: familjet nga 2 deri në 4 anëtarë përfitojnë 75-80 metër.

Tani ndajeni mendjen. Familjet me 2 anëtarë ku i fusni, tek rreshti i parë apo tek rreshti i dytë? Apo tek të dyja?

Fiks si Fadil Hasa i ndjerë 7 kamiona me 8 bataliona.

Ky është vendim qeverie. I votuar nga 15 burra dhe gra ministra dhe i firmosur nga kryeministri i vendit. Ta besh këtë lloj gabimi në klasë të pare, të ngel mësuesi.

Qeveri moj hallemadhe.