Rilindja, nga hundleshë, në hundëkokainë

Nga Boldnews.al

Kryebashkiakët e rinj të Edi Ramës po bien njëri pas tjetrit. Deri më tani pesë kryetarë bashkishë janë larguar ose janë drejt largimit, pasi Partia Demokratike u zbuloi të shkuarën e tyre kriminale, me akuza të larmishme duke nisur nga trafiku i drogës, plagosja, grabitja e automjeteve dhe falsifikimi i parave.

Në zonat e tyre njihen një pjesë edhe si tipa të fortë, që emrin e kanë vënë në fillim si “hundleshë” që të rrihnin, qëllonin me armë, apo trafikonin drogë. Të gjitha kishin kaluar një herë nga dyert e burgut, brenda dhe jashtë vendit, por u erdhi disa që të pastroheshin, duke kapur postet më të rëndësishme, siç është drejtimi i bashkive. Pushteti, me në krye Edi Ramën i qëmtoi këto tipa duke u hequr “uniformën” e burgut dhe veshur atë të Rilindjes.

Nuk është më çudi aspak që të zbulohen të tjerë kryebashkiakë me të shkuar të errët kriminale. Rilindja është e mbushur me të tillë, por sot u zbulua edhe një tjetër skandal. Në mediat online, po shfaqet një video e cila tregon një person që në ambientet e një bari merr drogë kokainë. Pasi ka mbushur mirë humndën me “pluhurin çudibërës”, shfaqet qartë edhe fytyra. Partia Demokratike shprehet se bëhet fjalë për Kryetarin e Bashkisë Bulqizës Lefter Alla. Ky i fundit menjherë e ka muhuar duke u shprehur se “po sulmohet politikisht”.

Një skandal i përmasave të mëdha do të ishte në një vend normal të Europës, i cili padyshim do shoqërohej me dorëheqjen e menjëhershme të protagonistit dhe një ndejsë të madhe publike. Po jemi në vendin e çudirave, pasi po bashkohet hundëleshi me hundëkokainën, të cilët nën haluçinacione, e konsiderojnë veten të paprekshëm, sepse  mbrohen nga “Hyjnia” i tyre, Edi Rama.

LEXO EDHE  Paralajmëroi fakte tronditëse, Meta premton konferencë shtypi edhe në Bruksel

Me siguri do të mohohet edhe fakti që një kryebashkiak, ky zyrtar i lartë, në ambiente publike merr drogë, kokainë. Por edhe nëse vërtetohet kjo katërciprisht, mund të nxjerrin aludime që vetëm Rilindasit i krijojnë që mund të deklarojnë se ishte pudër për hundët, apo po i merrte erë niseshtesë, para se të “gatuante hasude”…

Jemi para një degradimi të madh jo vetëm si pushtet, por mbi të gjitha si shoqëri. Ka ende njerëz që votojnë hundleshët, të fortët, ordinerët e shoqërisë, apo të dhënët pas thithjes së fondeve publike dhe thithësve të drogës. Ka ende fukarenj që nuk kanë me çtë ushqejnë fëmijët, por ofrohen të sheshin votën e dinjitetin për 20 mijë lekë të vjetra.

Këtë kryebahkiakë sot gjenden në karrigen e rëndë të pushtetit. U zgjiodhën më 30 qershor pa garë, në votimet njëpartiake për të qeverisur pushtetin lokal. Degjenerimi ka kapur kulmin ku pushtetari i sotëm, duke nisur nga qeveria, Parlamenti, bashkitë dhe administrata e lartë publike ka hapur garën për të afruar sa më shumë kriminelë, ku më të preferuarit janë ata të cilët kanë korrikulum të pasur në fushën e trafikut të lëndëve narkotike, prostitucionit apo plagosjeve me armë.