Rikthehen protestat e studentëve, ja reagimi i deputetes…

Studentë të Fakultetit të Filologjisë dhe Juridikut bojkotuan mësimin dhe iu rikthyen protestave, ndërsa akuzuan qeverinë se nuk mbajti premtimet.

Lidhur me rikthimin e protestave studentore ka reaguar, deputetja Rudina Hajdari.

“Rikthimi i studentëve në protesta, tregon edhe njëherë mungesën e seriozitetit të qeverisë në plotësimin e kushteve bazike për t’u arsimuar.

LEXO EDHE  Donacionet, kreditë dhe borxhi

Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga protesta e studentëve, asgjë nuk është bërë nga qeveria për t’u siguruar minimalen që e ardhmja e vendit meriton, një arsim cilësor!”, shkruan Hajdari në një postim në rrjet.