Rama dhe drama e shqiptarëve/ Bota na sheh si …alienë!

Nga Boldnews.al

Azilkërkuesit shqiptarë vijojnë të mbeten një shqetësim për Francën, një nga shtetet që vendosi veton për hapjen e negociatave në Tetor 2019. Nga ana tjetër, nga shteti shqiptar nuk duket të ketë një strategji që të ndalojë shpopullimin.

Raporti

Mediat franceze pasqyruan këtë të martë të dhënat e kërkesave për azil të publikuara nga Ministria e Brendshme, e që tregojnë një rritje të me 7.3% në vitin 2019. Kërkesat për azil nga Shqipëria raportohet se janë ulur, megjithatë duket se ende përbejnë një shqetësim për autoritet franceze, që e cilësojnë rastin e vendit tonë një “anomali”.

“Vendet kryesore të origjinës së azilkërkuesve janë Afganistani, Guinea, Gjeorgjia dhe Shqipëria – dy ‘anomali’ sipas autoriteteve franceze, sepse dy vendet e fundit vlerësohen si shtete të sigurta”, raporton “Reuters”.

Shqetësimin për çështjen e shprehu dhe Presidenti Framcez Emanuel Makron, teksa shpjegoi arsyet e “jo” ndaj Shqipërisë në një konferencë nga Brukseli më 18 Tetor, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Evropian.

“Ne të vërtetë, është tejet e vështirë t’u shpjegohet qytetarëve tanë se ne do të hapim negociatat e pranimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian me një vend, që supozohet të ishte i sigurt, me të cilin kemi hapur një regjim pa viza dhe nga i cili, vijnë shumica e azilkërkuesve”, tha shefi i Elizesë.

Shpopullimi

Raportet e anketat e fundit tregojnë një rënie të popullsisë si dhe një dëshirë të të rinjve për emigruar jashtë vendit, të cilët shprehin pakënaqësi me atë që iu ofrohet në Atdhe.

Në censusin e fundit, INSTAT referoi një rënie me 0,3 % të popullsië.

“Janë rreth 300 mijë të rinjtë shqiptarë të cilët duan të largohen nga vendi”, dhe qindra-mijëra të larguar, bëri me dije fondacioni “Friedrich Ebert” në raportin e fundit për të rinjtë në rajonin e Europës jug-lindore.

LEXO EDHE  Moti me borë/ Ja ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve

Të dhënat më të frikshme janë ato që parashikojnë projeksionet. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksionet e saj për popullsinë shqiptare ka rishikuar në ulje me 30-40% pritshmëritë se sa persona do të mbeten në një vend deri në vitin 2100: Në variantin optimist, – pra nëse merret një nivel zero emigracioni dhe ecuri normale e normave të fertilitetit – në vitin 2100, Shqipëria nuk pritet që të ketë me shumë se 1.9 milionë banorë, ose 31% më pak se parashikimi i një viti më parë. Në variantin e mesëm, Shqipëria nuk pritet të ketë më shumë se 1 milionë banorë, nga 1.6 milionë banorë që ishte parashikimi në vitin 2018 për këtë skenar, me një ulje prej rreth 34%.

Politikat inekzistente apo të dështuara

Kryeministri Edi Rama ka artikuluar në mënyrë të përsëritur se largimet nga vendi janë një fenomen global. Një justifikim ky i kreut të qeverisë që mesa duket kërkon të lajë duart me problemin dhe të heqë nga vetja përgjegjësinë që ka si drejtues i qeverisë për ti siguruar qytetarëve një jetesë me dinjitet, pa u ndjerë të shtypur e të mjerë. Nga opozita, Presidenti Meta, dhe zëra të opinionit publik ka pasur akuza për mungesën e politikave nga qeveria, për të ndaluar emigracionin.

Politika në fakt ka pasur pak ose aspak. Një nga këto mund të kujtohet shpërblimi që u vendos për lindjet. Shifrat e shpërblimit u cilësuan qesharake dhe në fakt raportet treguan se politika nuk ndikoi në shtimin e lindjeve. “Në vitin 2018 në të gjithë vendin kanë lindur 28.934 bebe ose – 1935 foshnja me pak se me 2017 me një rënie 6.2%”, referoi Instituti i Statistikave në raportin e fundit.

Lindjet, vdekjet dhe shtesa natyrore, 2014-2018/ Burimi: INSTAT