“Raketat e Iranit rrënuan konviktet?”/ Shikoni pankartat e studentëve në protestë (FOTOT)

Të paralajmëruar prej kohësh, studentët sot bojkotuan mësimin dhe iu rikthyen protestave. Ata iu drejtuan sërish shesheve pasi premtimet e qeverisë, një vit më parë ishin mashtrime dhe asgjë nuk ndryshoi në universitet.

Në orën 11:00 ata u grumbulluan te Korpusi Universitar me pankarta në duar duke brohoritur kunder mashtrimit me paktin per universitetin. Ata deklarojne se kete radhë nuk tërhiqen dhe u bëjnë thirrje studentëve ete tjere per bashkim.

“Raketat e Iranit rrënuan konviktet”, apo “Nëse s’ka guxim rinia, vaj me det Shqipëria”, janë vetëm dy nga pankartat që studentët mbajnë nëpër duar.

LEXO EDHE  Manifestimi i 2 marsit/ Meta publikon mesazhin e 3-të: Bota të dëgjojë mesazhin e Shqiponjave

“Asnjë pike e paktit nuk u përmbajt. Ne kemi ardhur për të drejtat tona, tarifat u shtuan, në konvikt asgjë nuk ka në rregull. Disa nga problemet janë tarifat e larta, bursat, që tani duhet të kesh dy prindër invalid që të marrësh bursë” – deklaroi një prej studenteve për mediat.