Publikoi videon e kryebashkiakut duke marrë kokainë/ Artan Hoxha thirret në Polici

Gazetari Artan Hoxha publikoi sot video-skandalin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, i cili shfaqej në ambientet e një lokali duke marrë kokainë. Për të folur për këtë çëshjte, Artan Hoxha është i ftuar mbrëmjen e sotme në emision “Opinion”.

Por, teksa fliste moderatorit Blendi Fevziu i ka ardhur një mesazh, ku zv.minstrja e Brendshme, Rovena Vodo, kërkon që Hoxha të paraqitet në komisariat, për të dëshmuar lidhur me këtë çështje dhe deklaratat se nga kush është shantazhuar.

LEXO EDHE  ‘Ose spitali kthehet në karantinë, ose zhduku’/ Dorëhiqet Drejtori i Spitalit të Kavajës pas kërcënimit të kryebashkiakut

Me ironi vetë Fevziu, u shpreh: “do të shoqëroj unë pas emisionit, se ja kam marrë dorën.”

Kjo është hera e dytë që Hoxha thirret të merret në pyetje nga polica. Kujtojmë që tre vite më parë, Hoxha u shoqërua tek Krimet e Rënda, ndërsa ju sekuestruan dhe telefonat, pasi denoncoi lirimin nga Prokuroria të pilotit që drejtonte avionin me drogë që u rrëzua në Gjirin e Lalëzit.