PD i publikoi emrin si personi që po pi kokainë/ Reagon Kryebashkiaku: Nuk jam unë…

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, kërkoi sot largimin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

Sipas PD-së, Alla është kryebashkiaku që u publikua në foto nga ABCnews, duke marrë drogë.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, thotë se në pamje është Alla, dhe më tej akuzon qeverinë dhe kryeministrinë se janë këto cilësitë që i ka veshur platformës qeverisëse.

“Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet sesi kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama, është duke konsumuar kokainë. Kokaina, heroina, kanabisi vjedhja, zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që vjedh vendin. Janë cilësitë e kryeministrit”, tha Salianji.

LEXO EDHE  Basha: Nga 10 marsi deri më 1 prill qeveria s’ka asnjë masë ekonomike

Ndërkohë ka reaguar edhe Kryebashkiaku i Rilindjes, i cili e ka cilësuar videon që pritet të publikohet si një montazh.

“Nuk jam unë personi në video, video është e montuar”. Kështu ka deklaruar në një prononcim për “News 24”, kryetari i bashkisë së Bluqizës Lefter Alla.

Mëngjesin e sotëm, ABCnews publikoi disa foto duke pretenduar se kryebashkiaku është kapur duke pirë kokainë.