Modelja seksi “ofendon” futbollistët shqiptarë: S’kanë as famë, as pushtet, as lekë

Redona Koçi njihet si “juristja më seksi shqiptare”, edhe pse nuk e ushtron profesionin e saj. Ajo ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me luksin dhe me fotot e “nxehta”.

Së fundmi, modelja ka qenë e ftuar në “Proçesin Sportiv”, ku gjatë emisionit, moderatorja Alesia Bami i ka bërë Redonës një pyetje lidhur me futbollistët e huaj dhe ata shqiptarë.

“Në botë shohim shumë futbollistë edhe modele çift kurse këtu në Shqipëri nuk shohim shumë, pse mendon se ndodh kjo?”, u pyet ajo.

LEXO EDHE  "Pyll pa derra s'ka"/ Kosovarët e ofenduan rëndë pas urimit, shpërthen Oriola Marashi

“Doja të jepja një përgjigje diplomatike, por po e them më mirë drejtpërdrejt. Mendoj se ata kanë më shumë lekë dhe pushtet”, tha Redona.

Alesia: Mendon se futbollistët tanë nuk kanë para?

Redona: “Nuk kanë, po normalisht që nuk kanë as pushtetin, as famën, as lekun.”